Ndërlidhjet

Kubë: Lirohen 52 të burgosur politikë


Kuba është pajtuar që t’i liroj 52 të burgosur politikë, që konsiderohet se është numri më i madh i të burgosurve politikë, që autoritetet komuniste në Kubë i kanë liruar gjatë dekadave të fundit.

Këtë e kanë shpallur liderë të Kishës Katolike, pas takimit të presidentit të Kubës, Raul Kastro, me ministrin e jashtëm të Spanjës, Migel Angel Moratinos.

Zoti Moratinos tha se Spanja është e gatshme t’i pranoj të 52 të burgosurit, të cilëve to t’u lejohet largimi nga Kuba.

Sipas një grupi për të drejtat e njeriut në Kubë, megjithë lirimin e 52 të burgosurve, në këtë vend mbesin edhe afro 110 të burgosur politikë.
XS
SM
MD
LG