Ndërlidhjet

Serbi: Filloi puna në varrezën masive me trupa të shqiptarëve


Zëvendës prokurori për krime të luftës i Serbisë, Bruno Vekariq, tha se hetuesit e kanë filluar punën në një varrezë masive, që besohet se përmbanë më se 250 trupa të pajetë të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.

Ai mëtutje theksoi se gjyqtarët hetues po e analizojnë terrenin në Rudnicë, në pjesën jugore të Serbisë, afër kufirit me Kosovën.

Zëvendës prokurori Vekariq tha se hetimi ka filluar sot dhe nëpërmjet tij do të përcaktohet nëse trupat janë varrosur në atë hapësirë, e cila ishte raportuar nga dëshmitarët.

Sipas tij, do të pasoj edhe zhvarrosja.

Prokurorët e Serbisë besojnë se trupat e pajetë janë varrosur nën një ndërtesë dhe një vendparkim në fshatin Rudnica, pasi kufomat ishin sjellë aty nga Kosova, për t’i fshehur mizoritë e kryera gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG