Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgji: Luftanija franceze merr pjesë në ushtrime


Luftanija franceze ka arritur në portin gjeorgjian Batumi, në Detin e Zi, për të marrë pjesë në ushtrimet me rojet bregdetare të Gjeorgjisë.

Fregata anti-nëndetëse do t’i kaloj katër ditë në ushtrimet e përbashkëta.

Ambasadori francez në Gjeorgji, Eric Fournier, tha se vizita “dërgon mesazh të mbështetjes për Gjeorgjinë dhe thekson përkushtimin tonë për sigurinë rajonale”.

Gjeorgjia ka synuar krijimin e raporteve më të afërta me perëndimin dhe anëtarësimin në NATO, prej se në postin e presidentit erdhi Mikhael Saakashvili, në vitin 2003.

Rusia i ka kritikuar vizitat e luftanijeve të vendeve të NATO-s duke i vlerësuar ato si provokuese.
XS
SM
MD
LG