Ndërlidhjet

Norvegji: Arrestohen tre persona të lidhur me al-Kaidën


Policia e Norvegjisë sot ka arrestuar tre persona të lidhur me al-Kaidën, të cilët janë të dyshuar për planifikim të sulmit dhe për për kontakte me njerëz, që gjenden nën hetime në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani.

“Policia e Norvegjisë sot ka arrestuar tre persona, për planifikim të sulmit terrorist”, tha Janne Kristiansen, nga Shërbimi i sigurisë së policisë norvegjeze.

Mëtutje ajo theksoi se “ky grup ka pasur lidhje me njerëzit jashtë, që mund të jenë të ndërlidhur me al-Kaidën, dhe me njerëzit e involvuar në hetime në vendet e tjera, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë”.
XS
SM
MD
LG