Ndërlidhjet

logo-print

Greqia paralizohet sërish



Sindikatat në Greqi kanë zhvilluar sot një tjetër grevë të përgjithshme, e gjashta për këtë vit. Sot parlamenti miraton legjislacionin e ri që parasheh rritjen e moshës së pensionit, uljen e pensioneve dhe shkurtime të tjera në fondet publike.

Grevat kanë si qëllim të kundërshtojnë masat e qeverisë, të cilat synojnë daljen nga kriza. Greqia përballet me një defiçit shumë të thellë buxhetor, çfarë e çoi ekonominë greke pranë falimentimit.

Masat e ndihmës të ofruara nga vendet e eurozonës për Greqinë kërkojnë kursime të shtuara nga Athina zyrtare.
XS
SM
MD
LG