Ndërlidhjet

Berisha: Të hetojmë materialet zgjedhore



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka bërë thirrje opozitës të hetojë materialet zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2009. Berisha ka shtuar se opozita do të ketë mundësi të hartojë të gjitha ndryshimet dhe shtesat ligjore për zgjedhjet e ardhshme.

“Parlamenti Evropian kërkon, bazuar në kërkesën e opozitës, hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve dhe e përcakton këtë si objekt hetimi të komisionit parlamentar. U bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin e materialeve të votimit”, tha kryeministri Berisha në Kuvend.

Komentet e Berishës u bën pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Gramoz Ruçi, kreu i grupit kuvendor të PS-së, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kundërshtoi qëndrimet e kryeministrit Berisha.
XS
SM
MD
LG