Ndërlidhjet

logo-print

Nis marshimi në 15 vjetorin e Srebrenicës



Mbi 5000 njerëz nga fshati Nezuk, në verilindje të Bosnjës, kanë nisur sot marshimin drejt Srebrenicës. Ata planifikojnë të arrijnë atje të dielën më 11 korrik, për të kujtuar 15 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

“Ndihem i detyruar ndaj viktimave që mbetën në këto male e kodra. Në këtë mënyrë tregoj respektin për ta, për aq kohë sa mund të eci”, deklaroi një nga pjesëtarët në marshim, Maliq Mirsad, njëherësh i mbijetuar i masakrës.

Në korrik të vitit 1995 rreth 8000 burra e djemë boshnjakë u masakruan nga forcat serbe, në qytetin që ishte nën mbrojtjen e trupave të OKB-së.

Të dielën pritet të bëhet dhe varrimi i 800 viktimave të masakrës, trupat e të cilëve janë zhvarrosur së fundi nga varret masive. Në varrezën e Potoçarit aktualisht prehen 3700 viktima të masakrës së Srebrenicës.
XS
SM
MD
LG