Ndërlidhjet

Aeroplani solar ateroi me sukses


Aeroplani “Solar Impulse”

Aeroplani “Solar Impulse”



Aeroplani solar të enjten ka ateruar në pjesën perëndimore të Zvicrës, duke e përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë gjatë ditës dhe natës.

Aeroplani “Solar Impulse” ka fluturuar për 26 orë, ndërsa fluturimi ka filluar të enjten gjatë ditës dhe gjatë natës, me energjinë e akumuluar, e ka vazhduar fluturimin.

Aeroplani eksperimental me bateri solare, është drejtuar nga piloti 57-vjeçar Andre Borschberg.

Ekipi zviceran, që e ka udhëhequr projektin, shpreson se aeroplani solar do ta bëjë fluturimin e tij të parë rreth globit në vitin 2013, duke e përdorur vetëm energjinë diellore.


Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG