Ndërlidhjet

logo-print

Petroviq: Të gjenden autorët e sulmit ndaj Miletiqit



Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ka kërkuar sot nga organet e rendit që të fillojnë sa më shpejt hetimet për të zbuluar autorët ndaj sulmit të deputetit të partisë së tij, Petar Miletiq.

“Ka njerëz në Policinë e Kosovës që më thone se, edhe brenda policisë ekzistojnë individe, të cilët pengojnë apo nuk dëshirojnë që hetimet te vazhdojne. Ju lus që të ndërmerrni masa pasi nëse vazhdohet kështu ato gjurmë mund të humbin, dhe shumë shpejt mund të vijmë në gjendje të njëjtë. Kërkoj nga kryeministri, presidenti edhe kryetari i Kuvendit, qe seriozisht të merren me këtë çështje”, tha Petroviq gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Miletiq është plagosur të hënën në veri të Mitrovicës nga një person i armatosur, ndërkohë ende nuk është arrestuar askush në lidhje me këtë sulm.
XS
SM
MD
LG