Ndërlidhjet

PE: Të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën

  • RFE /RL

Strasburg, Parlamenti Evropian, 08 korrik 2010

Strasburg, Parlamenti Evropian, 08 korrik 2010


Parlamenti Evropian ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian që të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.

Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia e Rumania janë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në rezolutën e miratuar me 455 vota për, 155 kundër dhe 28 abstenime, ligjvënësit evropianë u fokusuan në veçanti te Spanja, vendi më i madh në mesin e shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

Parlamenti “mirëpret qasjen konstruktive ndaj Kosovës të ndjekur nga presidenca spanjolle e BE-së, në pjesën e parë të këtij viti, dhe do të mirëpresë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”.

“Është kërkesë e qartë për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të rrisin efikasitetin e mbështetjes sonë”,
ka thënë Ulrike Lunacek, europarlamentare e të gjelbërve austriakë, e cila ishte dhe autore e propozim-rezolutës.

Europarlamentarët i bënë thirrje Serbisë të jetë pragmatike në çështjen e statusit.

Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese, por shihen si shprehje e qartë e atmosferës dhe mendimeve që sundojnë në Bashkimin Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG