Ndërlidhjet

Sutjagin po shkëmbehet me spiunët rusë?



Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Igor Sutjagin, ka udhëtuar drejt Vienës. Sutjagin, shkencëtar në fushën e energjisë bërthamore, është i dënuar nga Rusia për dhënjen e sekreteve shtetërore një kompanie britanike. Ditë më parë avokatja e Sutjaginit, kishte njoftuar se ekzistonte mundësia e shkëmbimit të tij me një nga agjentët rusë të arrestuar për spiunazh në Shtetet e Bashkuara.

Udhëtimi drejt kryeqytetit austriak duket të jetë hapi i parë për shkëmbimin e të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë.

Agjencia Federale e Hetimeve, FBI-ja arrestoi në fund të qershorit 10 pjesëtarë të një rrjeti spiunazhi rus, që funksionin në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.
XS
SM
MD
LG