Ndërlidhjet

Prishtina s’e do OKB-në në bisedime


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

OKB-ja kryen më shumë punë, nëse s’përfshihet në bisedimet Kosovë-Serbi, thonë zyrtarë kosovarë. UNMIK-u thotë se është ende i dobishëm.



Përfaqësues të Kombeve e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në bisedimet e mundshme mes Kosovës e Serbisë, pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj këshillëdhënës mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasell Gik, nuk mund të konfirmojë njoftimet se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka kërkuar këtë përfshirje përmes një letre drejtuar kryediplomates evropiane, Ketrin Eshton, por ai paraqet qëndrimin e UNMIK-ut që të jetë pjesë e këtyre zhvillimeve.
Pozicioni i UNMIK-ut nuk ka ndryshuar në, të paktën, dy vitet e fundit...


“Nuk është çështja se çka dëshiron OKB-ja. PSSP-ja ka thënë se mund të ketë hapësirë për palët, që të flasin për çështjet e pazgjidhura pas ndonjë opinioni të GJND-së”.

“Pozicioni i UNMIK-ut nuk ka ndryshuar në, të paktën, dy vitet e fundit. UNMIK-u mbetet i përkushtuar që të lehtësojë angazhimet e të dy palëve në gjetjen e zgjidhjeve praktike të çështjeve që prekin çdokënd”
, thotë Gik.

Por, Prishtina zyrtare konsideron se këto bisedime të mundshme do të ishte më së miri që të zhvilloheshin në nivel të dy shteteve të pavarura.

Nëse kjo nuk ndodh, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Memli Krasniqi, atëherë do të gjendeshin ndërmjetësues tjerë, por assesi Kombet e Bashkuara.
Nëse flasim për një format ku do të kishte edhe ndërmjetësues, ne mendojmë se OKB-ja nuk është organizata e përshtatshme për një gjë të tillë.


“Nëse flasim për një format ku do të kishte edhe ndërmjetësues, ne mendojmë se OKB-ja nuk është organizata e përshtatshme për një gjë të tillë. Ata do të kryenin punë më shumë me mospërfshirjen e tyre në këto bisedime të mundshme”
, thotë Krasniqi.

Në të njëjtën frymë shprehen edhe përfaqësues të opozitës. Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, thotë se misioni i UNMIK-ut është dashur kaherë të largohet nga Kosova.


Ai nuk sheh se organizata botërore do të ishte e dobishme në bisedimet e mundshme. Sipas Arifit, nëse duhet të ketë lehtësues, atëherë ata duhet të jenë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
...vetëm vendet nga këto shtete(BE-ja dhe SHBA-ja) do të duhej të gjendeshin lehtësues për bisedime...


“BE-ja dhe SHBA-të kanë qenë që nga fillimi pjesë e disa proceseve politike, kanë qenë në Grupin e Kontaktit dhe pak a shumë vetëm vendet nga këto shtete do të duhej të gjendeshin lehtësues për bisedime”,
shprehet Arifi.


Në anën tjetër, politikanët serbë të veriut të Kosovës i gëzohen përfshirjes së OKB-së në bisedimet e mundshme mes Prishtinës dhe Beogradit.



Milan Ivaniviq


“UNMIK-u është i vetmi institucion legjitim sipas rezolutës 12 44 dhe ai duhet të riafirmohet dhe përforcohet. Kështu që çdo përfshirje e UNMIK-ut përforcon këtë mision në Kosovë”.

“Ky do të ishte një hap më afër stabilizimit të mundshëm të gjendjes në Kosovë, meqë EULEX-i nuk ka punuar në këtë drejtim”
, thotë Millan Ivanoviq, nga Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovë.

Serbia synon të zhvillojë bisedime për statusin politik të Kosovës, ndërsa Prishtina është e përkushtuar që të bisedojë vetëm për çështje teknike.


Është thënë se pas dhënies së mendimit të GJND-së, këto bisedime do të jenë të pashmangshme. Partia opozitare në Kosovë, AAK, kërkon mbajtjen e një tryeze nacionale për të përcaktuar fushat e mundshme për këto bisedime.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG