Ndërlidhjet

Nju Jork: Dhjetë agjentët rusë u larguan nga SHBA


Mediat amerikane raportuan se dhjetë agjentët, që kanë pranuar se kanë spiunuar për Rusinë, janë larguar nga Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se ata tash janë në rrugën e tyre për në Moskë.

Lajmi në Nju Jork u bë pas shpalljes në Moskë, se presidenti Dmitri Medvedev, i ka amnistuar katër të burgosur, që mbaheshin për dyshime se kishin kontakte me agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Ky shkëmbimi i spiunave ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, vlerësohet se është më i madhi prej Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG