Ndërlidhjet

SHBA: Gjykata e refuzoi pezullimin e shpimeve nënujore


Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ta pezulloj shpimin e thellë ujor.

Shtëpia e Bardhë dëshironte ta pezulloj shpimin e thellë ujor të puseve të reja, derisa po hetohet eksplodimi i 20 prillit, nga i cili u lirua rrjedhja masive e naftës në Gjirin e Meksikës.

Pas vendimit të gjykatës së apelit, Departamenti i brendshëm amerikan ka shpallur se së shpejti do ta paraqes një memorandum të ri për shpimet e thella në ujë.
XS
SM
MD
LG