Ndërlidhjet

SHBA: Këmbimi i spiunëve me Rusinë


Shtetet e Bashkuara i kanë dëbuar 10 agjentë rusë në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të të burgosurve me Moskën.

Ky është “shkëmbimi i spiunëve” më i madhi ndërmjet dy vendeve, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Gjatë ditës së djeshme një gjyqtar në Nju Jork, urdhëroi që 10 personat të dëbohen, pasi ata e pranuan konspiracionin për të vepruar si agjentë të paregjistruar në një vend tjetër.

Të dhjetë personat fluturuan me aeroplan prej Nju Jorkut.

Në Moskë, presidenti Dmitri Medvedev, i amnistoi katër të burgosurë, të mbajtur për dyshime se kishin kontakte me agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Është e paqartë se kur 10 agjentët rusë do të arrijnë ose kur do të lirohen katër të burgosurit në Rusi.
XS
SM
MD
LG