Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanët me "spiunë" fluturojnë nga Vjena


Dy aeroplanët – njëri nga Shtetet e Bashkuara, tjetri nga Rusia – që besohet se po transportojnë “spiunët” që po këmbehen mes dy vendeve, kanë fluturuar tashmë nga Vjena.

Raportohet se në aeroplanin amerikan gjenden dhjetë agjentët, që kanë pranuar se kanë spinuar për Rusinë. Ndërsa, aeroplani i Rusisë transporton katër të burgosurit që mbaheshin për shkak të dyshimeve se kanë pasur kontakte me agjencitë perëndimore të inteligjencës. Këta të fundit u amnistuan nga presidenti rus, Medvedev.

Ky shkëmbim i spiunëve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë vlerësohet të jetë më i madhi prej Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG