Ndërlidhjet

logo-print

Mediat italiane në grevë


Pothuajse asnjë lajm nuk është publikuar sot në Itali, ndërsa gazetarët janë futur në grevë kundër projektligjit mbi kufizimin e pushtetit të policisë dhe të prokurorëve për regjistrimin e bisedave telefonike dhe për publikimin e regjistrimeve të tyre nga ana e mediave.

Sindikata e gazetarëve përshkroi grevën si “një ditë heshtjeje”, me qëllim që të tregojë “ këtë lloj heshtjeje” që do ta imponote ligji.

Qeveria e Silvio Berluskonit i mbështet masat si të domosdoshme për mbrojtjen e privatësië.

Projketligji po ashtu parasheh gjoba prej gati gjysmë milioni euro për ata gazetarë që publikojnë transkriptet e regjistrimeve në media.

Në muajin qershor, Senati aprovoi ligjin, i cili tash duhet të marrë dritën jeshile edhe nga Dhoma e Ulët. OSBE-ja ka kritikuar ligjin, duke thënë se ai “do të godasë seriozisht gazetarinë hulumtuese në Itali”.
XS
SM
MD
LG