Ndërlidhjet

Bagdad: Pesë të vrarë nga sulmet


Një makinë-bombë ka shpërthyer pranë një post-blloku ushtarak në pjesën perëndimore të Bagdadit, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve. Shpërthimi ndodhi në qarkun e banuar kryesisht me sunitë. Nuk janë dhënë ende detaje të tjera.

Ditët e fundit, sulmet me bomba kishin për shënjestër qindra-mijëra pelegrinë shiitë, të cilët po ndjekin një ritual vjetor në Bagdad.
XS
SM
MD
LG