Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Niset anija me ndihma për Gazën


Një anije me ndihma humanitare, që ka nisur Agjencia Shtetërore e Libisë për Ndihma, pritet të lundrojë nga Greqia për në Gaza.

Organizatorët kanë njoftuar se flota me flamurin moldav do të niset të premten ose të shtunën nga porti Lavriu, në jug të Athinës. AP bën të ditur se në të gjenden 2 mijë tonë ndihma ushqimore dhe mjekësore.

Nisja e anijes bëhet një muaj pas bastisjes së ushtrisë izraelite në flotën turke, që dërgonte ndihma për Gazën. Nga sulmet vdekjeprurëse humbën jetën nëntë aktivistë turq pro-palestinezë.
XS
SM
MD
LG