Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Ove Johansen dënohet për korrupsion


Ish-menaxherit të kompanisë Norway Invest, Ove Johansen, i është shqiptuar dënimi me kusht prej dy vjetësh dhe është urdhëruar të paguajë 300 mijë euro gjobë për dëmin shkaktuar Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Dënimi është marrë nga një panel gjykatësish të përzier, të përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga EULEX-i, thuhet se dënimi me burgim do të aktivizohet vetëm në rast se ai kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Ove Johansen ka kaluar më shumë se një vit në paraburgim.

Johansen akuzohej se gjatë periudhës 2002-2003, në bashkëpunim me Leme Xhemën, Mustafë Nezirin, Roger Reynolds dhe Ronny Sorensen, me qëllim të përfitimit të paligjshëm material për veten e tij apo edhe për Kompaninë Norway Invest, ka kontribuar qenësisht “në sjelljen kriminale të Leme Xhemes, e cila ka e keqpërdorur detyrën e saj zyrtare si drejtorereshë e përgjithshme e PTK-së, duke lëshuar në mënyrë të paligjshme urdhër-pagesën prej 300 mijë eurosh në llogarinë bankare të Kompanisë Norëay Invest.

Edhe Leme Xhema qe dënuar për këtë cështje me tre vjet burg në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG