Ndërlidhjet

logo-print

Hyseni në takimin ministror të Kartës së Adriatikut


Mnistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë pjesë në takimin ministror të Kartës së Adriatikut A-5. Kësisoj, Kosova merr pjesë për herë të parë në një takim të tillë të NATO-s me vendet ballkanike, në cilësinë e vëzhguesit.

Hyseni ndodhet në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë edhe në Samitin e Kroacisë që mbahet në këtë qytet.

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të diskutojnë integrimin e rajonit në BE dhe sfidat me të cilat ballafaqohen për shkak të krizës globale ekonomike.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kroacisë, në këtë takim marrin pjesë afro 15 kryeministra dhe ministra të jashtëm nga rajoni dhe BE-ja. Raportohet se Serbia e bojkoton takimin për shkak të pranisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG