Ndërlidhjet

OKB dënon fundosjen e luftanijes jugkoreane


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar sulmin vdekjeprurës ndaj luftanijes jugkoreane.

Deklarata e miratuar nga 15 anëtarët e Këshillit shpreh “shqetësim të thellë” lidhur me përfudimet e një hetimi ndërkombëtar, që tregon se Korea e Veriut ka fundosur anijen e Koresë Jugore më 26 mars.

Megjithatë, deklarata nuk e fajëson direkt Korenë Veriore për incidentin, por bën thirrje “për masa të caktuara dhe paqësore që do të merreshin kundër atyre që janë përgjegjës”.

Incidenti kishte shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve.
XS
SM
MD
LG