Ndërlidhjet

logo-print

Iran: I paqartë fati i gruas që shkeli kurorën


Një grua iraniane, e dënuar për shkelje të kurorës, nuk do të qëllohet me gurë deri në vdekje, njoftojnë autoritetet në Teheran. Por, mbetet e paqartë nëse ato kanë hequr dënimin me vdekje kundër 43-vjeçares Sakineh Mohammadi Ashtiani.

“Rasti i Ashtianit është duke u analizuar në Këshillin Ekzekutiv të Rendit. Gjykatësi ka përgjegjësinë për të kryer dënimin. Ashtiani ka apeluar për falje dy herë dhe të dyja herët është refuzuar”, tha avokati i saj, Mohammad Mostafavi.

Para dënimit në vitin 2006, Ashtiani është goditur 99 herë me kamxhik. Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë bërë thirrje kundër ekzekutimit të saj.
XS
SM
MD
LG