Ndërlidhjet

Përfundon me sukses "shkëmbimi i spiunëve"


Departamenti amerikan i drejtësisë kumtoi përfundimin e suksesshëm të “shkëmbimit më të madh të spiunëve” që nga Lufta e Ftohtë.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i departamentit, Dean Boyd, tha se Shtetet e Bashkuara kanë transferuar me sukses 10 agjentët rusë, të arrestuar më 27 qershor. Po ashtu bëhet e ditur se Moska ka liruar katër persona, që kanë qenë të burgosur në Rusi.

Në deklaratë thuhet se “shkëmbimi i 14 spiunëve” është bërë në Vjenë të Austrisë.

Më herët, Moska dhe Uashingtoni kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që arrestimi i 10 agjentëve rusë në Shtetet e Bashkuara, t'i ndikojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG