Ndërlidhjet

Çanta e dyshimtë bllokon Oslon


Policia norvegjeze ka bllokuar qendrën e Oslos. Shkak ishte bërë një çantë e lënë pranë zyrave të kryeministrisë. Pas verifikimeve policore, përmbajtja e çantës doli të jetë e parrezikshme.

"Kemi kontrolluar atë dhe kemi konkluduar se nuk paraqet rrezik", i ka thënë AFP-së zëdhënësi i policisë, Joern-Kr Joergensen.

Shumica e rrugëve kanë qëndruar të mbyllura për këmbësorët, ndërsa autobusëve u është ndërruar kahu i qarkullimit. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit ishin vënë në gjendje gatishmërie.

Një ditë më parë, në Oslo dhe Gjermani janë arrestuar tre anëtar të Al-Kaidës, nën dyshimet se po përgatisnin "sulme terroriste".
XS
SM
MD
LG