Ndërlidhjet

Pheniani e quan "fitore diplomatike" deklaratën e OKB-së


Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Sin Son-ho, e quajti "fitore diplomatike" deklaratën e OKB-së, që dënon fundosjen e luftanijes jugkoreane, por nuk fajëson direkt Korenë Veriore për incidentin.

Deklarata bën thirrje “për masa të caktuara dhe paqësore që do të merreshin kundër atyre që janë përgjegjës”.

I dërguari i Koresë së Veriut tha se Pheniani që në fillim e ka bërë të qartë "se ky incident nuk ka të bëjë me ne".

Nga fundosja e luftanijes jugkoreane më 26 mras, humbën jetën 46 marinarë.
XS
SM
MD
LG