Ndërlidhjet

I burgosuri amerikan në Korenë Veriore tenton të vetëvritet


Koreja e Veriut njoftoi se amerikani i burgosur për hyrje jolegale, ka bërë përpjekje për të vrarë veten.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se Aijalon Gomes tentoi të vetëvritej "i nxitur nga ndërgjegjja e tij fajtore", si dhe nga pakënaqësia që Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për lirimin e tij.

Gomes po vuan dënimin me tetë vjet burg për shkak të hyrjes ilegale në Korenë Veriore. Synimi i tij besohet të ketë qenë nxjerrja në pah e abuzimeve të të drejtave të njeriut në shtetin komunist.

Uashingtoni vazhdimisht ka bërë thirrje për lirinë e tij.
XS
SM
MD
LG