Ndërlidhjet

Kirgizi: Kostoja e dhunës kap shumën 71 milionë dollarë


Dhuna e fundit etnike në pjesën jugore të Kirgizisë ka shkaktuar dëme në vlerë prej 71 milionë dollarësh.

Zyrtari i Ministrisë për Situata Emergjente, Mukambet Kasymaliev, tha se shifra përfundimtare mund të jetë edhe më e lartë.

Bëhet e ditur se rreth 2,500 shtëpi, mbi 100 godina komerciale dhe 10 ndërtesa qeveritare janë shkatërruar ose kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë përleshjeve të dhunshme ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke, që u zhvilluan në rajonet Osh dhe Jalal Abad.

Së paku 309 veta humbën jetën dhe qindra-mijëra të tjerë braktisën vendin.
XS
SM
MD
LG