Ndërlidhjet

OKB: Emërohet shefi i ri i Zyrës kundër drogës dhe krimit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, njoftoi se diplomati rus, Juri Fedotov, do të kryesojë Zyrën e OKB-së për luftën kundër drogës dhe krimit.

Fedotov do të zëvendësojë italianin Antonio Maria Kosta dhe do të jetë edhe në krye të Zyrës së OKB-së në Vjenë.

Fedotov aktualisht është ambasador i Rusisë në Britaninë e Madhe.

Zëdhënësi i OKB-së tha se shefi i ri, i cili në vitin 1971 është futur në shërbimin e diplomacisë sovjetike, do të sjellë një përvojë të gjerë në luftën kundër drogës dhe krimit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG