Ndërlidhjet

logo-print

BP vendos kapak të ri në gypin e dëmtuar


Kompania British Petrolium do të vendosë një kapak më të madh mbi gypin e dëmtuar të naftës në Gjirin e Meksikës. Autoritetet besojnë se ai do të arrijë të ndalojë deri në 80,000 mijë fuçi naftë në ditë.

BP ka qenë nën presion të madh për të ndaluar rrjedhjet që kanë ndotur rreth 200 kilometra të bregdetit amerikan, duke rrezikuar industrinë e peshkimit e të turizmit, si dhe duke shkaktuar vrasjen e kafshëve të egra.

Kjo vlerësohet të jetë katastrofa më e madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG