Ndërlidhjet

Vazhdon punimet Samiti i Kroacisë


Samiti i Kroacisë ka hyrë në ditën e dytë të punimeve, ku po diskutohet rreth krizës ekonomike, sigurisë globale dhe së ardhmes së Evropës Juglindore.

Duke folur për recesionin ekonomik, pjesëmarrësit e takimit theksuan nevojën për konsensus rreth zgjidhjes së problemeve, me të cilat po përballet bota, derisa po përpiqet të dalë nga kriza më e rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh.

Kryeministrja e vendit nikoqir, Jadranka Kosor, gjatë ditës pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologët nga Sllovenia, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, si dhe me komisionarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle.
XS
SM
MD
LG