Ndërlidhjet

logo-print

Avionët turq bombardojnë caqet kurde


Avionët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar disa caqe kurde në pjesën veriore të Irakut, ku është plagosur rëndë një civil, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Bombardimet kanë ndodhur rreth orës tre të mëngjesit, sipas kohës lokale. Në javët e fundit, Turqia ka kryer një numër sulmesh në lokacionet e rebelëve kurdë, pasi këta të fundit ndërprenë armëpushimin prej 14 muajsh dhe shtuan sulmet ndaj objektivave të ushtrisë turke.
XS
SM
MD
LG