Ndërlidhjet

FIFA nuk do të shënojë përvjetorin e Srebrenicës


FIFA ka hedhur poshtë kërkesën për të shënuar përvjetorin e Masakrës së Srebrenicës para finales së Kampionatit Botëror.

Shoqata e Njerëzve të Kërcënuar, me seli në Gjermani, kishte kërkuar nga Federata Botërore e Futbollit që para ndeshjes ndërmejt Holandës dhe Spanjës, të mbajë një minutë heshtje. Takimi final i Botërorit 2010 zhvillohet të dielën, datë që përkon me 15-vjetorin e gjenocidit në Bosnjë.

Përfaqësuesit e Shoqatës thanë se FIFA ka refuzuar kërkesën.

Masakra e Srebrenicës njihet si më e madhja në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG