Ndërlidhjet

Hyseni fton 5 vendet e BE-së ta njohin Kosovën


Në Samitin e Kroacisë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka folur për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane, përfshirë sfidat dhe perspektivat që e karakterizojnë këtë proces.

Në veçanti, ministri është ndalur te bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ai ka theksuar rëndësinë dhe nevojën e liberalizimit të vizave, në mënyrë që shtetasit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm.

Ministri u ka bërë thirrje edhe njëherë përfaqësuesve të pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më parë, dhe ka folur për rëndësinë e këtij veprimi si për Kosovën, ashtu edhe për shtetet e rajonit.
XS
SM
MD
LG