Ndërlidhjet

Afganët protestojnë kundër vrasjes së civilëve


Qindra afganë kanë protestuar kundër vrasjeve në rritje të civilëve. Protestuesit thirrnin parulla kundër forcave të huaja dhe presidentit Hamid Karzai.

Trupat amerikane, javën e kaluar, vranë dy civilë, ndërsa NATO-ja pranoi vrasjen aksidentale të gjashtë personave të tjerë.

Ndërkohë dje, në një valë sulmesh kanë gjetur vdekjen gjashtë ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të paktën 12 civilë, në pjesën jugore dhe lindore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG