Ndërlidhjet

Fitzgerald, të martën në Kosovë


Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, do të vizitojë Kosovën të martën, ka bërë të ditur KFOR-i.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra për media e KFOR-it, Fitzgerald do të vizitojë Shtabin qendror të KFOR-it, më 13 korrik, dhe do të njoftohet nga gjenerallejtënant Markus Bentler, por nuk është cekur arsyeja e vizitës së tij.

Vizitat e zyrtarëve të lartë të NATO-s janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Fitzgerald, për herë të fundit, ka vizituar Kosovën gjatë javës së fundit të muajit qershor, ndërsa në fillim të kësaj jave, në Kosovë ka qëndruar edhe admirali tjetër i NATO-s, James Stavridis.
XS
SM
MD
LG