Ndërlidhjet

Afrika e Jugut kremton suksesin

  • RFE /RL

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Kupa e Botës në Futboll, e organizuar për herë të parë nga një vend afrikan, ka qenë shumë më tepër se një lojë e thjeshtë. Organizimi i këtij kampionati ka rritur besimin e gjithë kontinentit dhe ka shtuar shpresat se do të pasohet nga më shumë investime, rritje e numrit të turistëve dhe organizime të ngjarjeve të tjera madhore.

Derisa adhuruesit e futbollit presin takimin final, shumë në Afrikën e Jugut po rendisin sukseset e kampionatit. Para së gjithash, është rrëzuar frika se një vend afrikan nuk do të jetë në gjendje të organizojë lojëra te suksesshme.

Sonte ndeshen Spanja dhe Holanda. Asnjëra nga skuadrat nuk ishte asnjëherë fituese e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ndërkaq, Gjermania ka mposhtur Uruguajin me rezultatin 3:2, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma. Futbollisti Sami Khedira ka shënuar golin e fitores, duke i siguruar kombëtares gjermane vendin e tretë në Botërorin 2010.


XS
SM
MD
LG