Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Google dorëzohet


Pekini ka konfirmuar zgjatjen e licencës së kompanisë Google në Kinë.

Ky hap ka ardhur pasi gjiganti amerikan i internetit ka rënë dakord muajin e kaluar që të ndalojë kalimin automatik të përdoruesve të kësaj faqe në faqet e pacensuruara në Hong Kong.

Muaj më parë, Google dhe Qeveria kineze u përplasen rreth lirisë së përdorimit të internetit në këtë vend.

Marrëveshja e fundit bën që përdoruesit e Google në Kinë të bëjnë kërkime shtesë, që të mund të kenë qasje në faqet në Hong Kong.
XS
SM
MD
LG