Ndërlidhjet

logo-print

Anija e Libisë nuk do të lejohet të hyjë në Gaza


Anija e Libisë që po shkon në drejtim të Gazas, nuk do të lejohet të hyjë në territorin palestinez, thanë zyrtarët izraelitë.

Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se çdo përpjekje për të arritur atje, do të shihet si “provokim i panevojshëm”.

Drejtori i organizatës humanitare në Libi, që po dërgon ndihma në Gaza, tha se “ata nuk duan të shkaktojnë ndonjë provokim ndaj Izraelit”, por vetëm të dorëzojnë 2,000 tonë ushqime dhe pajisje mjekësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Më 31 maj, ushtria izraelite ka bastisur flotën turke, që po dërgonte ndihma në Gazën e bllokuar. Nga sulmi vdekjeprurës humbën jetën 9 aktivistë turq pro-palestinezë.
XS
SM
MD
LG