Ndërlidhjet

Serbia heq vizat për turqit


Serbia ka vendosur të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Turqisë, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë në Beograd.

“Qeveria vendosi heqjen e vizave për mbjatësit e pasaportave”, tha Milivoje Mihajlloviq, duke shtuar se vendimi hyn në fuqi nga e hëna.

Qytetarët e Serbisë sërish do të kenë nevojë për viza kur të udhëtojnë drejt Turqisë, por këto viza merren në pikat kufitare.

Lajmi për heqjen e vizave bëhet publik një ditë para vizitës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan, në Beograd.
XS
SM
MD
LG