Ndërlidhjet

Shkup-Athinë, ESI propozon zgjidhje


Fondacioni “Iniciativa Evropiane për Stabilitet” (ESI), në një propozim të fundit, ofron mundësinë e zgjidhjes për kontestin rreth emrit të Maqedonisë.

ESI ofron si zgjidhje të mundshme një amendament në Kushtetutën e Maqedonisë, në të cilin duhet të thuhet se “të gjitha referencat për Republikën e Maqedonisë në këtë Kushtetutë do të zëvendësohen me emrin e kompromisit ditën që vendi do t’i bashkohet Bashikimit Evropian”.

Nga ana tjetër, propozimi i ofruar nga ESI parasheh që Greqia të lejojë futjen e Maqedonisë në NATO me emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonsië – emër me të cilin njihet në OKB.
XS
SM
MD
LG