Ndërlidhjet

Berisha: Autorët e Srebrenicës para drejtësisë


“Shpirtërat e fëmijëve, grave, të rinjve, të moshuarve, viktimat e Srebrenicës kërkojnë nga njerëzit e lirë, nga qeveritë e tyre, nga OKB-ja, drejtësi. Ata do të mund të prehen të qetë vetëm atëherë kur xhelatët e tyre do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”, thuhet në një mesazh të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me ratsin e 15-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës.

“Mbi 8 mijë cvilë u ekzekutuan dhe shfarosën nga falangat e Millosheviqit dhe Mlladiqit vetëm e vetëm për përkatësinë e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”, thuhet në deklaratën e zotit Berisha.

Në Srebrenicë sot është shënuar 15-vjetori i masakrës më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG