Ndërlidhjet

Daçiq kundër Rexhepit


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dënuar deklaratën e homologut të tij kosovar, Bajram Rexhepi, për dërgimin e forcave speciale policore në veri të Kosovës.

“Serbia nuk mund t’i mbyllë sytë përpara asaj që është duke ndodhur me serbët në Kosovë”, tha Daçiq.

Ai shtoi se çdo përdorim i metodave të dhunshme, do të destabilizonte gjithë rajonin.

Të njëjtin qëndrim ka shprehur sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq. Ai ka theksuar se çdo përpjekje e shqiptarëve për të përdorur forcën në veri të Kosovës, mund të sjellë reagime të paparashikueshme.

Një ditë më herët, delarata të ngjashme kanë ardhur edhe nga presidenti i shtetit serb.
XS
SM
MD
LG