Ndërlidhjet

logo-print

Japonia zgjedh Dhomën e Lartë të Parlamentit


Rreth 140 milionë japonezë janë thirrur për të zgjedhur Dhomën e Lartë të Parlamentit të ri. Kryeministri Naoto Kan shpreson që me Partinë Demokratike, të sigurojë një shumicë të qëndrueshme.

Por, mbështetja për partinë e tij ka rënë prejse Kan ka propozuar rritjen e taksave për të shkurtuar borxhin publik.

Sondazhet tregojnë se demokratët dhe aleatët e tyre të koalicionit mund të humbasin shumicën në Dhomën e Lartë 242-anëtarëshe.
XS
SM
MD
LG