Ndërlidhjet

logo-print

Cvetkoviq: BE s'do të kushtëzojë Serbinë me Kosovën


Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq, ka shprehur bindjen se BE-ja nuk do ta kushtëzojë Serbinë me Kosovën dhe se Serbia do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, sipas të gjitha gjasave në fillim të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat serbe.

“Është e sigurt se anëtarët e BE-së individualisht udhëheqin politikën e vet, por nëse flasim për BE-në, politika e saj nuk është politikë e kushtëzimi”, ka thënë kryeministri serb.

Ai ka theksuar se politika zyrtare e Serbisë nuk pranon kushtëzime, që do të thotë se, sipas tij, Serbia njëkohësisht do të luftojë edhe për BE-në, edhe për ruajtjen e integritetit të vet territorial.

Sipas Cvetkoviqit, BE-ja tashmë është shumë më e ndarë rreth çështjes së Kosovës sesa që tregon raporti i numrit të shteteve, të cilat e kanë njohur, përkatësisht nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG