Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të arrestohet Mlladiqi


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bërë thirrje për dyfishimin e përpjekjeve për kapjen e Ratko Mlladiqit, i akuzuari kryesor për masakrën e Srebrenicës.

Në 15-vjetorin e kësaj masakre, Obama tha se “ajo do të mbetet njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”.

Në Srebrenicë, dhjetëra-mijëra njerëz kanë përkujtuar 15-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG