Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Prodhohet uranium i pasuruar për reaktor


Irani thotë se ka prodhuar afro 20 kilogramë uranium të pasuruar në shkallën 20%.

Zyrtari i lartë atomik iranian, Ali Akbar Salehi, tha se Irani aktualisht po “punon për prodhimin e karburantit”, duke theksuar se deri në shtator të vitit të ardhshëm, Irani do të jetë në gjendje vetë “ta furnizoj me karburant reaktorin kërkimor në Teheran”.

Uraniumi i pasuruar mund të përdoret si karburant i reaktorëve atomik dhe pjesë e thelbit ndarës të bombës bërthamore.

Perëndimi ka dyshime se Irani synon prodhimin e bombës atomike. Teherani i hedh poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG