Ndërlidhjet

Së paku 74 veta janë vrarë nga sulmet me bomba në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Policia tha se caqe të sulmeve ishin dy restorante të mbushura me njerëz, që shikonin finalen e Kampionatit Botëror në futboll. Në mesin e të vrarëve ka edhe të huaj, përfshirë një amerikan.

Policia ka dyshime se prapa sulmeve mund të fshihet grupi somalez al-Shabab, i cili ka paraqitur lojalitet ndaj al-Kaidës. Uganda ka trupa të vendosura në Somali, në kuadër të forcës paqeruajtëse të Unionit Afrikan.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, fuqishëm i ka dënuar sulmet. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre Qeverinë e Ugandës.


XS
SM
MD
LG