Ndërlidhjet

logo-print

Ugandë: Nga sulmet vetëvrasëse, së paku 64 të vrarë


Qeveria e Ugandës thotë se ka shenja se së paku një sulmues vetëvrasës mund të ketë qenë i involvuar në shpërthimet me bombë në kryeqytetin Kampala.

Policia njoftoi se së paku 64 vetë janë vrarë nga shpërthimet në dy restorante, të mbushura me njerëz, që në televizor shikonin finalen e Kampionatit botëror të futbollit.

Në mesin e të vrarëve ka edhe të jashtëm, përfshirë një amerikan.

Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme me bomba.

Policia ka dyshime se në këto sulme mund të ketë dorë grupi somalez al-Shabab, i cili ka paraqitur lojalitet ndaj al-Kaidës.

Uganda ka trupa të vendosura në Somali, në kuadër të forcës paqeruajtëse të Unionit Afrikan.

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dënuar sulmet, për të cilat zëdhënësi i tij tha se “ishin sulme të mjerueshme dhe frikacake”.

Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre qeverinë e Ugandës.
XS
SM
MD
LG