Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu: Ekstremistët serbë, përgjegjës për dhunën



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka akuzuar "forcat ekstremiste serbe" për dhunën e javëve të fundit në veri, ku gjeti vdekjen një mjek boshnjak dhe u plagos deputeti serb, Petar Miletiq.

“Ende veprojnë forca krimi që vazhdojnë ta pengojnë suksesin e Kosovës, duke nxitur e duke krijuar skena dhune e terrori në pjesë të caktuara të vendit, veçmas në veri të Mitrovicës. Ato janë drejtpërdrejt nën urdhrat e atyre që e përgjakën në mënyrë brutale Kosovën edhe në dekadën e fundit të shekullit XX”, tha Sejdiu.

Ai iu bëri thirrje politikanëve serbë të Beogardit që të distancohen nga grupet e tilla që nxisin dhunë.

“Ne kemi detyrim kushtetues dhe ligjor ndaj qytetarëve të Kosovës për t’u siguruar jetën në paqe dhe të pacënuar nga banda të orkestruara. Paqja jonë të mos i mashtrojë këto grupe se mund të kthehen sërish me arsenale krimi.
Ftoj zyrtarët e Beogradit, edhe presidentin Tadiç, të distancohet nga grupet e tilla që nxiten dhe përkrahen për të shkaktuar tensione dhe dhunë”, tha Sejdiu, duk vlerësuar se incidentet e fundit në veri, Beogradi zyrtar u përpoq t’i paraqesë si “pasojë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” duke provuar ta gjuajë gurin dhe ta fshehë dorën.

Presidenti Sejdiu ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve.

“Nga ky Kuvend, ne ju themi sërish të gjithë atyre flasin për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, se ne e kundërshtojmë forcërisht çdo ide të tillë të pamatur, sepse çmojmë realitetet ekzistuese në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Pra, secili zot në shtëpi të vet, pasi që ne nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për t’i falur askujt”, tha presidenti Sejdiu, duke shtuar se idetë për lëvizje kufijsh janë gjithmonë të rrezikshme, por ato janë veçmas të rrezikshme në rajonin tonë.

“Burizanët e këtyre ideve duhet ta dinë se një eksperiment i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës për krejt Ballkanin Perëndimor, sepse çështje të ngjashme mund të hapeshin lehtë në të gjitha vendet e kësaj hapësire”, tha Sejdiu.
XS
SM
MD
LG